Flash

Kylie Jenner adreson spekulimet për peshën e saj

Lapsi.al 14 August 2024
Kylie Jenner adreson spekulimet për peshën e saj

Kylie Jenner ka adresuar spekulimet në internet për peshën e saj trupore në kopertinën e saj të shtatorit për British Vogue, të publikuar të martën.

"Jam kthyer në peshën time që isha përpara se të kisha vajzën dhe djalin tim," tha manjati i grimit, 27 vjeç.

Në përgjigje të thashethemeve për ozempic(ilaç i cili është miratuar për trajtimin e diabetit të tipit 2) , ajo pyeti: "A e harrojnë të gjithë se unë kisha dy fëmijë dhe fitova  60 kilogramë tek të dyja shtatzënitë?"

Jenner ka folur sinqerisht me ndjekësit e saj në rrjetet sociale për ndryshimin e trupit të saj që kur u bë nënë “Thjesht duke u përpjekur të jem e shëndetshme”, shkroi ajo në Story në prill 2022. “Ecja/pilates është kombinimi im i preferuar”.

“Përpiqem të jem pozitive gjatë kësaj periudhe”, shkroi Kylie përmes Instagramit. "Presioni që na ushtrohet për t'u rikthyer në peshën e mëparshme kur gjithçka është e re nuk është realiste."

Jenner i tha revistës se mëmësia e mësoi  të mos ketë nevojë për “vlerësim nga të tjerët”.

Ajo shpjegoi, “Unë kthehem në shtëpi dhe fëmijët e mi thjesht më duan pa kushte. Ata janë thjesht të fiksuar pas meje dhe kjo më ka mësuar t'i përballoj gjërat më lehtë në  jetë.”

Sipërmarrësja vazhdoi, "Unë them: "OK, mirë, unë kam këta fëmijë të vegjël në shtëpi që kanë nevojë për mua, më duan dhe mendojnë se jam personi më i përsosur në botë". Jenner, e cila aktualisht është në një lidhje me aktorin Timothée Chalamet, bashkë-prindëron fëmijët e saj me ish-Travis Scott.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI