Flash

Lautaro zikaltër në shpirt: "Ka vetëm një vend ku ndjen se i përket nga çasti i parë: Inter, shtëpia ime"

Lapsi.al 14 August 2024
Lautaro zikaltër në shpirt: "Ka vetëm një vend ku ndjen
Një kapiten, përsëri argjentinas, me Inter deri në vitin 2029. Dje u zyrtarizua rinovimi i kontratës së Lautaro Martinez, firma në regjistrin e interizmit të pastër. Sot, video festive klasike dhe ikonike e prodhuar nga Inter Media House, në zemër të Milanos, mes Piazza Duomo dhe Galerisë: "Ka vetëm një vend ku ndjen se i përket që në momentin e parë - thotë Lautaro - ku je vetvetja, ku ndjen se të duan. Një vend i krijuar nga njerëzit dhe pasioni. Është në ADN-në tënde, është në zemrën tënde: quhet shtëpi dhe e imja është këtu". Rinovimin me  sulmuesin deri më 30 qershor 2029, Klubi zikaltër e bëri të ditur me deklaratën e mëposhtme: “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez. Sulmuesi i lindur më 1997 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2029”. Lexo më tej: Video/ Messi i dëmtuar e në lot në pankinë, Lautaro i dhuron Argjentinës Kupën e Amerikës Lautaro është kapiteni i Inter, njeriu i cili udhëhoqi skuadrën zikaltër drejt fitimit të kampionatit sezonin e shkuar. Argjentinasi realizoi 24 gola dhe dhuroi 3 asiste, duke qenë protagonisti absolut i skuadrës së drejtuar nga tekniku Simone Inzaghi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI