Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Përhapet zjarri në Malin e Thatë në Pustec 100 forca policore e zjarrfikëse në terren, pritet ndërhyrja nga ajri

Lapsi.al 14 August 2024
Përhapet zjarri në Malin e Thatë në Pustec 100 forca

Vijon ende aktiva vatra a zjarrit në Malin e Thatë në Pustec. Punonjësit kanë bërë të pamundurën për të ngushtuar perimetrin duke luftuar me flakët edhe gjatë mbrëmjes së kaluar.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, favorizuar edhe nga era, flakët kanë zbritur më poshtë nga kahu në drejtim të Goricës dhe sipas informacioneve kanë depërtuar më thellë në pyll.

Sot në terren kanë zbritur rreth 100 forca, ndërkohë që është bërë kërkesa në AKMC nga Prefektura dhe në varësi të mundësisë më të parë, pritet të këtë ndërhyrje edhe nga ajri.

Zjarri aktualisht është në territorin e Pustecit në Mal të Thatë. Po bëhet e pamundura që të mos preket Parku Kombëtar i Prespës, por flakët kanë përshkuar një pjesë të vogël të kurorës së gjelbër.

Të këshilluara

Shpërthim në Pejë, dy të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pejë ku janë lënduar dy persona. Ngjarja u rregjistrua në rrugën “Halil Agusholli”, ndërsa të lënduarit janë dërg...

09:27

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.5 lekë dhe do të shitet me 100.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 90.5 lekë dhe d...

08:12

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI