Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti përplaset me autobusin

Lapsi.al 15 August 2024
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti përplaset me

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një pasagjere. Mësohet se automjeti i cili drejtohej nga një 69-vjeçar me iniciale S.P është përplasur me autobuzin që drejtohej nga një 42-vjeçar me iniciale P.Th.

Njoftimi i Policisë:

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 69 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me autobusin që drejtonte shtetasi P. Th., 42 vjeç, banues në Pukë. Si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi S. P..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI