Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Ndezi zjarr në fshatin ku banonte dhe dogji ullinj, arrestohet 68-vjeçari në Dimal

Lapsi.al 15 August 2024
Ndezi zjarr në fshatin ku banonte dhe dogji ullinj, arrestohet

Një 68-vjeçar është arrestuar në Dimal. Mësohet se në pranga ka rënë Ixhah Daullja, pasi ka ndezur zjarr në fshatin ku banonte dhe për pasojë kanë marrë flakë disa ullinj.

Njoftimi i policisë:

Dimal. Ndezi zjarr në fshatin ku banonte dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj, në pronësi të disa shtetasve të tjerë, arrestohet 68-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Stacioni i Policisë Dimal identifikoi dhe arrestoi shtetasin Ixhah Daullja, 68 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Dimal.

68-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina në fshatin Gajdë. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me 65 rrënjë ulliri në pronësi të disa shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI