Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Parashikimi i motit: Vijojnë temperaturat e larta

Lapsi.al 15 August 2024
Parashikimi i motit: Vijojnë temperaturat e larta

Vendi ynë vijon nën mbizotërimin e motit të nxehtë, ku temperatura të larta priten në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në jug të vendit.

Për sa i përket motit, kthjellimet do të jenë prezente deri pas mesdite kur pritet grumbullim i vranësirave në zonat përgjatë shtrirjes lindore, duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera më e ulët deri në 40°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Shkodër dhe Elbasan. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku në zonat kufitare me Shqipërinë priten rrebeshe të izoluara shiu. Nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 38°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi jugor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë gjithë 24 orëshit do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë, por orët e pasdites do të sjellin vranësira, ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu të përkohshme. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës moti të vijojë i nxehtë në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale, por rriten sërish maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 40°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërish në Shkup. Ndërkohë era do të paraqitet mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në veri të Europës me ndikim deri në qendër të Europës do të sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu në Britaninë e madhe si edhe vendet nordike. Po ashtu aktivizimi i një qendre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht mbi rajonin e Balltikut do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu përgjatë gjithë ditës ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të paraqitet gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet greke.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI