Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Banka e Shqipërisë: Inflacioni i brendshëm ngelet dominues në rritjen e përgjithshme të çmimeve

Lapsi.al 16 August 2024
Banka e Shqipërisë: Inflacioni i brendshëm ngelet dominues

Presionet e brendshme inflacioniste po ngadalësohen, por megjithatë ato vazhdojnë të jenë dominuese në formimin e inflacionit total. Raporti i Politikës Monetare i Bankës së Shqipërisë vë në dukje se kontributi i ekonomisë së brendshme në ishte mbizotërues në normën totale të inflacionit edhe për tremujorin e dytë. Nga 2.1% që ishte inflacioni mesatar, 1.9% ishte kontributi i inflacionit të brendshëm.

Sipas Bankës së Shqipërisë, presionet e brendshme inflacioniste ruajtën qëndrueshmërinë e tyre, në pasqyrim të rritjes së kërkesës për mallra e shërbime dhe të kostove të punës për njësi. Ndërkohë, përbërësi i importuar i inflacionit e ka zvogëluar më tej kontributin në formimin e inflacionit total në tremujorin e dytë të vitit.

Raporti arrin në përfundimin se ekonomia shqiptare është karakterizuar nga vijimi i ecurisë pozitive të aktivitetit ekonomik në gjysmën e parë të vitit, ndërsa rënia e inflacionit u përshpejtua në tremujorin e dytë të vitit. Inflacioni ra në nivelin mesatar 2.1%, nga 2.7% në tremujorin e parë.

Ashtu si dhe në fillim të vitit, rënia e tij u diktua nga rënia e inflacionit të artikujve ushqimorë, e cila pasqyroi ecurinë e ngjashme të këtyre çmimeve në tregjet rajonale. Megjithatë, ndonëse u dominua nga kjo kategori, rënia e inflacionit në tremujorin e dytë u vërejt tek një bazë më e gjerë çmimesh, midis tyre dhe çmimet e disa shërbimeve.

Presionet e përgjithshme inflacioniste janë reduktuar, të ndihmuara nga rënia e inflacionit në partnerët tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë dy viteve të fundit. Ngadalësimi i inflacionit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 ishte me bazë të gjerë, por rënien më të fortë e përjetuan komponentët afatshkurtër dhe të importuar të inflacionit.

Përbërësit afatshkurtër dhe me origjinë të huaj të inflacionit u ngadalësuan ndjeshëm, duke u luhatur rreth vlerave të ulëta historike. Inflacioni jobazë dhe ai i importuar shënuan përkatësisht vlerat 1.7% dhe 1.3%, në tremujorin e dytë, duke zbritur me 0.8 dhe 1 pikë përqindjeje nga vlerat përkatëse të një tremujori më parë.

Rënia e inflacionit të ushqimeve në tregjet e huaja dhe të vendit, si edhe efektet e mbiçmimit të monedhës vendase, u pasqyruan në ngadalësimin e inflacionit të këtyre komponentëve. Inflacioni bazë dhe i brendshëm, gjithashtu u pakësuan, por duke ruajtur rolin mbizotërues në formimin e inflacionit total.

Inflacioni bazë, inflacioni bazë neto dhe ai i brendshëm shënuan përkatësisht vlerat 2.3%, 2.7% dhe 2.3% në këtë tremujor, duke u pakësuar thuajse me të njëjtin hap (0.5 pikë përqindjeje), nga vlerat përkatëse të tremujorit të mëparshëm.

Megjithëse në rënie, komponentët më të qëndrueshëm të inflacionit mbetën në vlera më të larta se inflacioni total i tremujorit. Për më tepër, inflacioni bazë neto vijoi të qëndrojë lehtësisht mbi mesataren e tre viteve të fundit, në pasqyrim të qëndrueshmërisë më të fortë të inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave të tjerë me afat të gjatë përdorimi./ Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI