Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

GJKKO e la në burg, Plaurent Dervishaj: Nuk kam lidhje me vrasjet për të cilat më akuzojnë

Lapsi.al 16 August 2024
GJKKO e la në burg, Plaurent Dervishaj: Nuk kam lidhje me vrasjet për

Ditën e sotm eështë mbajtur seanca e radhës në GJKKO për Plaurent Dervishaj. GJKKO mori vendimin për të lënë në burg Dervishajn i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005 dhe Vajdin Lamajt. Në seancën e sotme gjyqësore Dervishaj ka pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as deportim as ekstradim por është ‘rrëmbim personi”. Ai më tej shtoi se nuk ka lidhje me vrasjet për të cilat e akuzojnë.

"Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait. Më kanë thyer derën me pretekstin se të rrezikohet jeta dhe kundrejt teje po zhvillohet një atentat. E kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flasë me avokatin. Aty e kanë mbajtur 10 ditë dhe më pas me kanë hipur ne avion dhe arrestimi është bërë në Rinas," tha ai.

Ditën e djeshme Dervishajt iu komunikua masa arrest me burg për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019, ngjarje për të cilën Plaurent Dervishaj akuzohet nga SPAK si organizator. Dervishaj u arrestua në Dubai, ndërsa u ekstradua në Shqipëri. Kujtojmë se bashkë me të u ekstradua nga Dubai dhe Julian Meçaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI