Ndeshja e javës së tetë të Serie A përfundoi 3-3. Napoli kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me dy gola diferencë dhe më pas me rezultatin 3-2, por Roma arriti të barazonte në fund me golin e shënuar nga Balerdi.
Tensionet vijojnë në rrugët e Tiranës, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve. Sipas rap...
17:14
Video e sherrit që solli goditjen me thikë të babit të Lamine Yamal: ja çfarë ndodhi
Lapsi.al16 August 2024
Në Spanjë ende diskutohet incidenti i tmerrshëm në të cilin u përfshi i ati i Lamine Yamal, i goditur me thikë pa mundësinë e mbrojtjes. Ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë, për fat të mirë jo në rrezik për jetën dhe tashmë i ka qetësuar të gjithë duke thënë edhe fjalët e para: "Jam mirë, më e keqja kaloi". Mounir Nasraoui u godit me thikë disa herë mes orës nëntë dhe dhjetë të mbrëmjes në një parking në lagjen Rocafonda të Mataró, qyteti në Katalonjë ku ai jeton.
Meqenëse gjendja e tij u shfaq menjëherë e rëndë, babai i talentit 17-vjeçar të Barcelonës u transferua në urgjencën e spitalit Can Ruti në Badalona, i cili është shumë më i pajisur se ai i Matarós. Një video e publikuar orët e fundit në rrjetet sociale tregon përleshjen në rrugë të ndodhur disa orë më parë, e cila do të ishte baza e sulmit brutal të mëpasshëm që pësoi babai i Yamal.
VIDEO E SHERRIT PARA GODITJES ME THIKË
Incidenti ndodhi rreth orës 15:45 dhe përfshiu njerëz të tjerë, në vendin ku u rrit Mounir Nasraoui e më vonë edhe Lamine Yamal. Debati shpërtheu pasi një grup burrash të zhveshur në bust i bërtitën dhe hodhën ujë në trup babait të futbollistit nga një ballkon, teksa ai po shëtiste me qenin e tij në Mataró. Në video, burri, i veshur me një fanellë futbolli të Barcelonës me emrin e djalit të tij në shpinë, shihet duke debatuar me një grup njerëzish që qëndrojnë para një dere.
Një burrë tjetër e pengoi të konfliktohej me grupin dhe më pas e largoi nga ajo situatë potencialisht e rrezikshme, pasi mori diçka nga toka dhe ia dha përsëri Nasraouit. Në këtë moment shihet policia të ndërhyjë, duke e larguar edhe më shumë, pas një kamioni, ku babai i Yamal fillon të gjestikulojë dhe të shpjegojë dukshëm versionin e tij të ngjarjeve. Disa orë pas këtyre ngjarjeve, burri u godit disa herë me thikë pas shpine në mbrëmje në një parking aty pranë dhe, më pas, u dërgua me urgjencë në spital.
???? | Aquí el vídeo de Mounir Nasraoui, el padre de Lamine Yamal, discutiendo con otros marroquíes. Según los Mossos, sería de esta discusión en la mañana de la que derivaría el apuñalamiento de la tarde, que ha dejado tres detenidos. pic.twitter.com/JqNkqGs2gQ
Njësia hetimore e Mossos d'Esquadra e Mataró mori menjëherë çështjen përsipër dhe tre persona janë arrestuar tashmë me akuzën e "vrasjes së mbetur në tentativë", falë dëshmive të atyre që panë goditjen me thikë. Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme dhe masive: tetë automjete nga Mossos d'Esquadra dhe Policia Bashkiake morën kontrollin e zonës për të kryer marrje në pyetje dhe arrestime, të cilat mund të mos kenë përfunduar me kaq.
Nasraoui – reagimet e të cilit për kampionatet e fundit evropiane të fituara nga Spanja, në të cilën Yamal ishte një protagonist i madh, u bënë virale për spontanitetin e tyre – ka pasur probleme me ligjin edhe në të kaluarën. Në qershor të vitit të kaluar ai përfundoi në titujt kryesorë dhe u detyrua të paguante një gjobë prej qindra eurosh pasi sulmoi një tezgë të partisë së ekstremit të djathtë Vox gjatë fushatës zgjedhore.
Historia dramatike që përfshiu babain e tij nuk është sigurisht mënyra më e mirë për Lamine Yamal për t'u përgatitur për debutimin e tij sezonal në La Liga, që do ta shohë Barcelonën në transfertë të shtunën në mbrëmje në Mestalla kundër Valencias. Ndërkohë, mbetet për t'u parë nëse ai do të jetë në gjendje të stërvitet rregullisht: padyshim për momentin prioriteti i tij kryesor është gjendja e babit Mounir.
"Për të marrë medaljen e saj, ajo nuk kishte kohë për të humbur në sallone bukurie apo pazar". Tani që ka vënë në qafë medaljen e artë të fituar në kategorinë 6...
Dukej se e ardhmja e Daniele Orsato duhej të ishte në Rusi, por ish-arbitri, tashmë i sapo tërhequr, shpjegon: “Më kërkuan të bashkëpunoja me Federatën Ruse të ...
Paulo Dybala është gjithnjë e më larg nga Roma. Sulmuesi argjentinas ndihet i braktisur nga klubi dhe ka vendosur të pranojë propozimin luksoz që vjen nga Arabi...
Krahu i hekurt mes Juventus dhe Federico Chiesa përjetoi një fazë vendimtare ditën e djeshme, me vendimin e klubit të Juventus që ai të stërvitet jo më me ekipi...
Ekzaktësisht 34 penallti u deshën për të përcaktuar fituesin mes Ajax, që do të luajë në play-off të Europa League dhe Panathinaikos, që në vend të kësaj bie në...
Real Madrid fitoi Superkupën UEFA 2024. Në Varshavë, kampionët e Europës mundën 2-0 Atalantën, e cila luajti në kushte të barabarta për një orë lojë. Ballëhapur...
Inter është favoriti i madh për të fituar titullin kampion 2024-2025. Sipas asaj që analizoi superkompjuteri Opta, në fakt, zikaltrit kanë 79.2% shanse për të p...
Një episod i shëmtuar në fund të historisë e një mënyrë e pakëndshme për të thënë lamtumirë. Eksperienca e Boulaye Dia te Salernitana tani ka arritur pikën e fu...
Nuk është përgjithmonë, edhe pse nga pikëpamja futbollistike është shumë afër asaj. I referohemi kohëzgjatjes së kontratës së re të Cole Palmer, të cilën ai sap...
Një kapiten, përsëri argjentinas, me Inter deri në vitin 2029. Dje u zyrtarizua rinovimi i kontratës së Lautaro Martinez, firma në regjistrin e interizmit të pa...
Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës
Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë
Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës
Ndeshja e javës së tetë të Serie A përfundoi 3-3. Napoli kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me dy gola diferencë dhe më pas me rezultatin 3-2, por Roma arriti të barazonte në fund me golin e shënuar nga Balerdi.
Pas shtatë fitoreve radhazi, Manchester City ka pësuar humbjen e parë. Siç ka ndodhur shpesh edhe në vitet e fundit, skuadra që tashmë drejtohet nga Maresca u ndal nga Aston Villa e Unai Emery.
Partizani pësoi një tjetër goditje, këtë herë përballë Skënderbeut, duke thelluar krizën e rezultateve dhe duke mbetur në fund të tabelës. Ndërkohë, Laçi shfrytëzoi avantazhin e fushës për të marrë tri pikë të rëndësishme kundër Vorës
Për shkak të përplasjeve në Paris, ndeshja më delikate e kampionatit PSG-Lyon, u shty për të hënën në mbrëmje, në të njëjtën kohë me ceremoninë e ndarjes së çmimit.
Onana, me automjetin e tij, një Hongqi E-HS9 luksoz me vlerë 150 mijë euro, i mbiquajtur “Rolls-Royce kinez”, u godit nga një makinë tjetër dhe më pas u përplas me një automjet që ndodhej përpara tij.
Rrëzimi i Vincent Kompany të premten, gjatë një seance stërvitore të ekipit të dytë të Bayern Munich, të cilën tekniku 40-vjeçar belg po e ndiqte nga afër, është vetëm një shenjë e një problemi më të madh.
Elia Caprile ka marrë shtetësinë e dyfishtë. Ai nuk është më vetëm italian, por tashmë zotëron edhe pasaportën shqiptare, falë firmës së presidentit të Shqipërisë, i cili e miratoi kërkesën e portierit që aktualisht luan te Cagliari.