Flash

"'Je gjithnjë ti Maresca' u bë meme": arbitri ironizon frazën e Antonio Conte

Lapsi.al 17 August 2024
"'Je gjithnjë ti Maresca' u bë meme": arbitri

Ishte një mbrëmje e ftohtë në fund të janarit 2021: në Udine, Inter nuk ishte në gjendje të zhbllokonte rezultatin dhe trajneri Antonio Conte ishte nervoz për disa vendime të arbitrave. Në heshtjen e stadiumeve të zbrazëta për shkak të Covid, u dëgjua shumë qartë fraza e trajnerit leçez drejtuar arbitrit të ndeshjes, që i tregoi kartonin e kuq: “Je gjithmonë ti Maresca, je gjithmonë ti”. E sot është personi i përfshirë drejtpërdrejt, Fabio Maresca, i cili komenton me ironi atë që ai vetë e përkufizoi si “një meme që më shoqëron për vite me radhë”.

I intervistuar nga Corriere della Sera, Fabio Maresca komentoi pikërisht atë episod: "Është një meme që ka vite që më shoqëron. Më pëlqen. E sqaruam menjëherë, kështu që i përket së shkuarës", tha arbitri. Duke qenë se Conte është rikthyer në Serie A, në stolin e Napolit, të dy janë të destinuar të takohen sërish dhe, siç dëshiron të sqarojë arbitri, do ta bëjnë këtë pa mëri. “Do të jetë kënaqësi ta gjej sërish përballë, sepse është një trajner elitar që pasuron kampionatin italian”, shpjegoi Maresca.

Lexo më tej: "Je gjithnjë ti Maresca. Edhe në Var je gjithnjë ti, bravo": skualifikim shembullor për Conte, për fyerje ndaj arbitrit

Vetë Maresca e gjen veten të pasojë trashëgiminë e Daniele Orsato, i cili vitin e kaluar arbitroi ndeshjen e tij të fundit në kampionat dhe përfundoi karrierën e tij në Kampionatin Evropian: "Një nder. Mungesa e tij do të peshojë sepse ai ishte jo vetëm më i miri, por edhe kapiteni ynë. Falë tij jemi rritur, sot jemi një grup i ri, por i fortë. Le të themi që nuk ka më një kapiten, por një ekip kapitenësh dhe secili mban peshën që mundet", tha Maresca.

Duke folur për rolin e arbitrit, Maresca iu rikthye edhe episodit të fishkëllimave raciste në Udine ndaj portierit të Milan, Maignan: "Thjesht u solla si vëlla më i madh. Arbitri sot nuk mund të jetë thjesht arbitër, por duhet të kuptojë të gjithë kontekstin dhe çfarë ndodh rreth fushës. Shoqëria është më komplekse, si futbolli. Lufta kundër racizmit duhet të përfshijë të gjithë, duke përfshirë edhe ne arbitrat".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI