Flash

Idea gjeniale: ndeshje të shumta e pak pushim, Real Madrid studion pushime individuale

Lapsi.al 18 August 2024
Idea gjeniale: ndeshje të shumta e pak pushim, Real Madrid studion pushime
Pushime të personalizuara, të studiuara e të krijuara posaçërisht për çdo lojtar në veçanti. Ideja është e Real Madrid, në mënyrë që të përballojë një kalendar të ngarkuar me impenjime dhe në të njëjtën kohë të lejojë lojtarët e tij të rimarrin energji: "Dikush mund të mos luajë për një javë dhe të shkojë të pushojë me familjen e tij, veçanërisht ndërkombëtarët që kanë shumë pak pushim dhe nuk kanë asnjë ditë të vetme qetësi. Ne jemi duke e vlerësuar këtë zgjidhje me stafin mjekësor dhe trajnerët”, tha Carlo Ancelotti në prag të debutimit të tij në La Liga në shtëpinë e Mallorca. Duhet thënë se Real Madrid është nga ata klube që mund ta përballojë një situatë të tillë, duke pasur parasysh skuadrën yjore që ka në dispozicion Ancelotti: "Nëse Vinicius shkon me Brazilin për të luajtur dy ndeshje, pas kthimit ai do të ketë katër ose pesë ditë pushim. Është e vetmja mënyrë. Do ta lejojmë të bëjë çfarë të dojë në ato ditë”, shtoi trajneri merengues. Një ide që mund të përqafohet nga shumë klube të tjerë, duke qenë se në një situatë të tillë ndodhen të gjithë ata që luajnë për të paktën tre kompeticione në një sezon. Lexo më tej: Video/ Spektakël në Bernabeu për prezantimin e Mbappé te Real Madrid: “Jam një fëmijë i lumtur”

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI