Flash

"E vërteta nuk fshihet", nis protesta për vrasjen e Egli Progës (FOTO)

Lapsi.al 19 August 2024
"E vërteta nuk fshihet", nis protesta për vrasjen e Egli

Ka nisur në Tiranë tubimi në shenjë proteste për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Motra e tij, familjarë të 42-vjeçarit dhe qytetarë e aktivistë janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" për të marshuar më pas në drejtim të Kryeministrisë.

Ata mbajnë në duar pankarta me mbishkrime ku kërkojnë drejtësi për Egli Progën.

Babai i dy fëmijëve u vra nga një i ri, i cili është arrestuar tashmë nga policia, por dyshimet janë që kjo e fundit tentoi në momentet e para të fshehte ngjarjen.

Nën presionin e medias policia nisi një hetim të brendshëm për veprimet e inspektorëve në Pogradec.

E dyshimtë është gjithashtu edhe zbutja e akuzës që prokuroria ka bërë për Denis Mecen, autorin e vrasjes së Egli Progës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI