Flash

Makina përplaset me shtyllën, humb jetën 39-vjeçarja shqiptare në Korfuz

Lapsi.al 19 August 2024
Makina përplaset me shtyllën, humb jetën 39-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas orës 07.00 të mëngjesit të sotëm në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit, ku për shkaqe ende të paqarta, makina e drejtuar nga një 39-vjeçare shqiptare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar vdekjen e saj.

Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë e EKAB-it, ku ekipet e shpëtimit thjesht kanë konfirmuar vdekjen e 39-vjeçares. Shërbimi Zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas. Një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor po kryen nga Drejtoria e Policisë Jugore të Korfuzit.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dom...

07:46

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI