Flash

Video/ Shi i rrëmbyeshëm, pretendime për penallti e karton i kuq: Laçi e Tirana barazojnë mes polemikave

Lapsi.al 19 August 2024
Video/ Shi i rrëmbyeshëm, pretendime për penallti e karton i kuq:

Laçi dhe Tirana barazuan 0-0 në ndeshjen e tyre të parë në kampionat. Në shtëpinë e kurbinasve u luajt një ndeshje nën nivel, edhe pse rastet për shënim nuk munguan. Bardheblutë e Shkëmbit shkuan më pranë suksesit, në një ndeshje që pati polemika për pretendimet për penallti, në një fushë që u bë e vështirë nga shiu i rrëmbyeshëm.

Laçi priti të studionte forcën e kundërshtarit përpara se të ndërmerrte ndonjë aksion interesant. Tirana e transformuar në merkato, por e testuar në Europë, e mori gradualisht kontrollin e lojës dhe në dy raste u shfaq rrezikshëm me Bajrovic. Asnjë problem për portierin Dajsinani, i kujdesshëm në një pjesë të parë që dhuroi pak emocione.

[video width="694" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66c3740427b6b.mp4"][/video]

Në pjesën e dytën skuadrat luajtën më hapur, duke tentuar të gjejnë golin, por më pranë ishin bardheblutë. Bajrovic e Jonuzi frikësuan bardhezinjtë, por Dajsinani ishte i pakalueshëm, duke mbrojtur portën dhe rezultatin. Sidoqoftë, episodet e diskutueshme nuk mungojnë. Në fillim kurbinasit që pretenduan 11 metërsh në minutën e 48' kur Isuf pengoi Bajramaj e pastaj Tirana kur Haxhiu pretendoi penalltinë por u ndëshkua me karton të verdhë për simulim.

Lexo më tej: Prokuroria çon në gjyq ‘Klubin e Futbollit Tirana’ dhe administratorin Refik Halili

Në fund pastaj, Melon e tradhëtuan nervat dhe bëri një gjest anti-sportiv ndaj tifozëve të Tiranës, duke u ndëshkuar me karton të kuq nga Ferataj. Një veprim që nuk ndikoi në këtë ndeshje, por do ti ndalojë brazilianit të jetë në fushë në ndeshjen e ardhshme. Laçi konfirmohet një fushë problematike për Tiranën që sezonin e kaluar nuk fitoi asnjëherë e ku me sa duket do ta ketë përsëri të vështirë.

[video width="694" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66c36f6ea055f-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI