Flash

Video/ Vedat Muriqi i prish planet Mbappe: "Pirati" i grabit fitoren Real Madrid

Lapsi.al 19 August 2024
Video/ Vedat Muriqi i prish planet Mbappe: "Pirati" i grabit fitoren

Real Madrid nuk duket se e impresionon shumë sulmuesin kosovar të Mallorca Vedat Muriqi. Pirati ka shënuar golin me të cilin ishullorët ndalën në barazim 1-1 kampionët e Spanjës, në debutimin e tyre në La Liga. Goli i dytë në pesë përballje kundër Blancos dhe Muriqi vazhdon të jetë padron i zonës, sidomos në luftën në ajër.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66c268bd977a4.mp4"][/video]

Kosovari e nisi ndeshjes kundër merengues nga minuta e parë, por fillimisht pa Real Madrid të merrte avantazhin. Rodrygo në minutën e 13' shënoi golin e parë, duke legjitimuar një dominim të skuadrës së Ancelottit në pjesën e parë. Muriqi nuk pati shumë hapësirë, nën kontrollin e Rudiger e Militaos.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66c268bda89aa.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Muriqi fiton derbin shqiptar me Uzunin: Beratasi nuk kaloi dot portierin serb, inatin ia nxjerr shtyllës

Sidoqoftë, në pjesën e dytës gjërat ndryshuan. Vedat Muriqi barazoi rezultatin në minutën e 53'. Në krosimin e Rodriguez, kosovari kërkceu mbi të gjithë, duke shënuar me kokë golin që riktheu ekuilibrin në fushë. Thibaut Courtois nuk mund të bënte asgjë dhe Mbappe provoi edhe barazimin e parë në ndeshje zyrtare, që kur ka mbërritur te Blancos, pasi fitoi Superkupën europiane kundër Atalantës. Në fund, Ferland Mendy u ndëshkua me karton të kuq për një goditje të rëndë me takë pikërisht ndaj sulmuesit goleador të Mallorca Vedat Muriqi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI