Flash

Barcelona kërkon Rafael Leao: gati oferta, ja cilët janë lojtarët në këmbim për Milan

Lapsi.al 20 August 2024
Barcelona kërkon Rafael Leao: gati oferta, ja cilët janë
Barcelona dëshiron Rafael Leao. Sulmuesi portugez i Milan u kthye një objektiv për blaugranat pasi negociatat për Nico Williams dështuan. Megjithatë, duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike të klubit katalanas ende të angazhuar për të ulur barrën e pagave të larta (i fundit në radhë, Gundogan), operacioni është larg të qenit i vendosur. Milan është i qetë falë kontratës që ka me Leao. Portugezi sapo ka rinovuar deri në vitin 2028 dhe çmimi është vendosur rreth 90-100 milionë euro. Problemi financiar mënjanë, katalanasit duan një goditje të madhe për t'iu përgjigjur Real Madrid dhe portugezi është një nga objektivat. Lajmin e ka bërë të ditur Mundo Deportivo, duke shpjeguar situatën. Buxheti i lënë mënjanë nga Barcelona për nënshkrimin në atë rol është 60 milionë euro, e njëjta shumë e pashfrytëzuar për Nico Williams. Për të kënaqur presidentin Laporta, një nga admiruesit kryesorë të Leao, dhe për të joshur Milanin të ulet rreth një tavoline, drejtuesit e Blaugranas kanë vënë në tryezë edhe disa lojtarë teknikë në shkëmbim për të zgjedhur. Bëhet fjalë për lojtarë më shumë se të vlerësuar nga kuqezinjtë: Christensen, por edhe Ferran Torres, Inigo Martinez dhe Alejandro Balde. Lexo më tej: Leao flet për Milan e raportin me Ibrahimovic: "Pas tre muajsh do të kem binjakë. Ja si do t'i kenë emrat" Gjithsesi, situata mbetet e komplikuar. E pavarësisht ksaj klubi katalanas i është futur punës sepse e di që me Jorge Mendes gjithçka është e mundur. Menaxheri i fuqishëm portugez është nga ata që mund ta kthejë të realizueshme edhe një operacion që duket i pamundur.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI