Flash

Video/ Gjesti provokues i Vardy ndaj tifozëve të Tottenham bëhet viral: "Unë një Premier, ju... zero"

Lapsi.al 20 August 2024
Video/ Gjesti provokues i Vardy ndaj tifozëve të Tottenham bëhet
Jamie Vardy rikthehet në Premier League me Leicesterin e tij dhe menjëherë shkakton polemika. Sulmuesi 37-vjeçar, i cili 8 vite më parë fitoi një kampionat historik nën drejtimin e Claudio Ranierit pikërisht në dëm të Tottenham, debatoi me tifozët e Spurs kur u zëvendësua në ndeshjen e djeshme, në të cilën shënoi edhe një gol. Vardy, teksa po largohej nga fusha, iu përgjigj tifozëve që e kishin ngacmuar. Sulmuesi i Foxes tregoi, në fanellën e tij, stemën e Premier League të fituar nga Leicester në vitin 2016, duke u tallur me ta: "Ne fituam një, ju nuk keni fituar asnjë". Në atë moment edhe lojtarët e Postecoglou u sulën kundër tij, por Vardy shkoi në pankinë pa i dhënë asnjë përgjigje. Lexo më tej: Video/ I pashtershmi Vardy shpëton Leicester: bllokohet në barazim Tottenham Në stadiumin King Power, rezultati i një ndeshje në të cilën Spurs luajtën një pjesë të parë të shkëlqyer, përpara se të binin ndjeshëm në gjysmën e dytë, ishte 1-1. Porro zhbllokoi sfidën në minutën e 29′, por ishte goli i Vardy në minutën e 58′ që ndezi atmosferën. Sulmuesi veteran i Leicester, sidoqoftë, pickimin më të fortë për tifozët e Spurs e kishte ruajtur te zëvendësimi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI