Flash

E morën me bujë, Gündoğan ikën nga Barcelona pas një viti: kthehet te Manchester City!

Lapsi.al 21 August 2024
E morën me bujë, Gündoğan ikën nga Barcelona pas një
Shtëpi e ëmbël shtëpi. Thirrja, për İlkay Gündoğan, ishte shumë e fortë. Pas vetëm një sezoni si “djali magjik” te Barcelona, mesfushori gjerman rikthehet te Manchester City. 34-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin anglez: ai kthehet në një transfertë të lirë në skuadrën që ka qenë shtëpia e tij prej shtatë vitesh. Me City Gündoğan fitoi gjithçka dhe ishte kapiten i skuadrës.

GÜNDOGAN RIKTHEHET NGA ERDHI

Marrëveshja është praktikisht e përfunduar. Këtë e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano, i cili flet për një marrëveshje të arritur për një kontratë sezonale. Marrëveshja erdhi pas bisedimeve në 48 orët e fundit me teknikun Pep Guardiola, vendimtar në kthimin e një prej liderve të skuadrës së tij në Mançester. Po, sepse Gündoğan ka qenë një pjesë themelore e Citizens gjatë gjithë këtyre viteve, veçanërisht në rrugëtimin e lavdishëm të vitit 2023, i cili përfundoi me suksesin e trefishtë. Lexo më tej: Gundogan e telefonata me teknikun Guardiola: “Një nga më të vështirat që duheshin bërë”

NJË ZGJIDHJE QË I BËN TË GJITHË TË LUMTUR

Një thirrje shumë e fortë nga shtëpia dhe një ambjentim që nuk u arrit kurrë. Ky ishte ndoshta kombinimi i faktorëve që e çuan gjermanin të largohej nga Barcelona pas vetëm një sezoni. Gündoğan, i cili mbërriti në Katalonjë verën e kaluar me kërkesë të ish-teknikut Xavi, u la jashtë projektit nga trajneri i ri Flick. Pra, lamtumira duket se është zgjidhja më e mirë për të gjithë: për lojtarin që mund të kthehet në “shtëpi”, por edhe për klubin blaugrana, i cili çlirohet nga një kontratë e rëndë që do të kishte zgjatur edhe dy vjet. E gjithashtu edhe për Guardiolën, i cili do të rifitojë një nga siguritë e tij të vjetra.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI