Flash

Eriksson i sëmurë rëndë le mesazhin prekës të lamtumirës: "Mos u trishtoni, buzëqeshni"

Lapsi.al 21 August 2024
Eriksson i sëmurë rëndë le mesazhin prekës të
"Kam pasur një jetë të mirë. Mendoj se të gjithë kemi frikë nga dita që do të vdesim, por jeta ka të bëjë edhe me vdekjen. Shpresoj se në fund njerëzit do të thonë, po, ai ishte një njeri i mirë, por jo të gjithë do ta thonë këtë". Këto janë fjalët prekëse që ish-trajneri i Anglisë, Sven Eriksson, i sëmurë rëndë me kancer në pankreas, ka dashur të linte pas, në një dokumentar të Prime. "Shpresoj se do të më mbani mend si një djalë pozitiv që u përpoq të bënte gjithçka që ishte e mundur - shtoi 76-vjeçari suedez -. Mos u trishtoni, buzëqeshni. Faleminderit për gjithçka, trajnerë, lojtarë, publik, ishte fantastike. Kujdesuni për veten dhe kujdesuni për jetën tuaj. E jetojeni". Lexo më tej: Eriksson: “Sëmundja ka arritur mëlçinë dhe mushkëritë. Dua të jetoj, por jo në një mjerim mendor” Në kohët e fundit, e gjithë bota e futbollit është sensibilizuar me teknikun suedez, që kur ai zbuloi se është në fund të jetës, për shkak të kancerit në pankreas. Madje klubi i Liverpool i lejoi atij mundësinë për të drejtuar skuadrën në një ndeshje ekzibicionuese, për atë që ishte ëndërra e tij e madhe. Ish-trajneri i Anglisë Eriksson e mbyll mesazhin e tij me “lamtumirë”. Dokumentari gjithashtu përmban figura kyçe në jetën e tij, duke përfshirë David Beckham dhe Wayne Rooney.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI