Flash

Kontakte me Inter e dëshira për Premier League: Rabiot kërkon skuadër... nga pushimet

Lapsi.al 21 August 2024
Kontakte me Inter e dëshira për Premier League: Rabiot kërkon

Në varkën komode dhe luksoze në Ibiza, Adrien Rabiot pret të kuptojë se cila do të jetë e ardhmja e tij. Ish-zëvendëskapiteni i Juventus, pasi nuk ka gjetur marrëveshjen për të vazhduar me bardhezinjtë, po shfleton librin e mundësive. Megjithatë, fletët po mbarojnë ngadalë një nga një pa gjetur një zgjidhje. Sidoqoftë, ndërsa Inter ka tentuar një qasje për të studiuar fizibilitetin e një oferte, Premier League është gjithmonë në dëshirat e lojtarit. Po, por ku?

Fotoja që e tregon atë ende në pushime në mesin e gushtit, e publikuar në rrjetet sociale, bëri disi bujë. Por ajo gjithashtu tregon edhe për një lojtar që është i qetë, pavarësisht se është pa kontratë, pasi ishte një nga më të paguarit në Serie A. Vullneti i Rabiot është ai për të gjetur një klub ambicioz, por me mundësinë për të luajtur në Champions League. Megjithatë, mundësitë janë tkurrur ndjeshëm.

CILAT JANË ALTERNATIVAT?

Pas refuzimit për Juventus erdhi ai për PSG, me idenë për të mos u rikthyer atje ku nuk ishte ndjerë shumë mirë. Por shpresa për një të ardhme në Premier League u zvogëlua kur Manchester City nuk u interesua aspak për situatën e tij, ndërsa Manchester United u mënjanua. Mbetet vetëm Liverpool, edhe sepse Real Madrid, ëndrra e parë vërtet e madhe e francezit, nuk e kontaktoi kurrë. Edhe rruga që do ta çonte te Reds për momentin është vetëm një hipotezë merkato, duke qenë se të vetmet kontakte konkrete, por të pasuksesshme ishin me Inter, Bayern dhe Atletico Madrid, siç raporton L'Equipe.

Lexo më tej: "Faleminderit për këto 5 vite". Rabiot, lamtumirë Juventus, tifozët vërsulen: "Mund ta kishe kursyer"

Rabiot - me nënën e tij Veronique - si një i papunë luksi vazhdon të kërkojë 7.5 milionë euro neto në vit. Një shpërblim që e ka marrë tashmë në Itali, por që askush, të paktën për momentin, duket se nuk dëshiron t'ia japë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI