Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Kryetari i Moskës thotë se Ukraina kreu “një nga sulmet më të mëdha” ndaj kryeqytetit rus

Lapsi.al 21 August 2024
Kryetari i Moskës thotë se Ukraina kreu “një nga sulmet

Dronët ukrainas kanë shënjestruar Moskën në një prej sulmeve më të mëdha të këtij lloji ndaj kryeqytetit rus, tha kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin. Përmes një postimi në Telegram, ai tha se në orët e para të 21 gushtit mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar dhjetë dronë.

“Kjo është një nga përpjekjet më të mëdha ndonjëherë për të sulmuar Moskën me dronë”, shkroi Sobyanin, duke shtuar se nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

Ndërsa, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 45 dronë ukrainas.

“Njëmbëdhjetë dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës, 23 mbi rajonin Brjansk, gjashtë mbi Belgorod, tre mbi rajonin Kaluga dhe dy mbi rajonin Kursk”, u tha në njoftim. Ky njoftim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, ndërkaq Ukraina nuk ka komentuar për këto raportime.

Muajve të fundit, Kievi – që po përballet me pushtimin e nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022 – ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj territorit rus. Ndërkaq, më 6 gusht trupat ukrainase nisën një inkursion të befasishëm në rajonin rus të Kurskut./REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI