Flash

Një milionë euro dhe kontratë 5 vjeçare: Partizani kompleton shitjen e Maguette e dyta milionere pas Skukës

Lapsi.al 22 August 2024
Një milionë euro dhe kontratë 5 vjeçare: Partizani
Gueye Maguette ishte praktikisht i larguar nga Partizani, edhe pse e nisi sezonin me fanellën e të kuqve: fillimisht në Europë e pastaj në debutimin me humbje në kampionat kundër Vllaznisë. Nuk kishte dyshime se mesfushori ishte i destinuar të largohej, pas një kampionati të luajtur në nivele të larta vitin e kaluar. E tani, pasi u përfol Villareal, destiancioni është po Spanja, por Liga 2 dhe Rasing Santander. Një transferim me vlerë 1 milionë euro për 21 vjeçarin, që ka firmosur me iberikët për 5 sezone, deri në 30 qershor 2029. "Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Maguette Gueye drejt ekipit spanjoll Real Club Racing De Santander - shkruan Partizani në një komunikatë për shtyp në kanalet e tij zyrtare -. Klubi dëshiron të falënderoj lojtarin Maguette Gueye për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re si pjesë e futbollit spanjoll".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

MAGUETTE PREZANTOHET TE RASING

Klubi i La Liga 2, Rasing Santander, ndërkohë, ka konfirmuar transferimin, duke saktësuar edhe kontratën e nënshkruar me sengalezin premtues: deri më më 30 qershor 2029. Maguette ka luajtur 88 ndeshje me fanellën e kuqe. Mesfushori difensiv bëri debutimin e tij me Partizanin, kundër Teutës, më 10 shtator 2021. 1.88 metra i gjatë, Maguette shihet si një lojtar me potencial të madh zhvillimi. E ndihmojnë për këtë nocion tetë golat e shënuar dhe gjashtë asiste me fanellën e të kuqve. Partizani e kishte kuptuar shpejt se kishte në duar një xhevahir që do të mbushte arkat e klubit. Maguette gjithnjë është konsideruar si i shitshëm vetëm për ofertën e duhur. Presidenti Demi nuk kishte lëvizur kurrë nga kërkesa prej të paktën 1 milionë euro për mesfushorin, synim të cilin i shkoi ndesh Rasing Santander. Maguette bëhet kështu transferimi i dytë më i rëndësishëm i klubit, pas atij të Xhuliano Skukës, që firmosi për Metz për shumën e 1.4 milionë eurove, dy sezone më parë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI