Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Pas përqafimeve me Putin, kryeministri indian shkon në Kiev të takohet me Zelenskyn

Lapsi.al 23 August 2024
Pas përqafimeve me Putin, kryeministri indian shkon në Kiev të

Përfaqësuesit e kryeministrit indian Modi thanë se ai do të takohet sot me presidentin ukrainas në Kiev për të tentuar të rivendosë ‘paqen e stabilitetin në rajon’

Kryeministri indian Narendra Modi takohet sot në Kiev me Volodymyr Zelenskiy, në një vizitë historike që pritet të nxisë marrëveshjen për fundin e luftës me Rusinë.

“Asnjë problem nuk mund të zgjidhet në fushëbetejë,” tha Modi para vizitës së tij, duke shtuar se India mbështet “dialogun e diplomacinë për rivendosjen e paqes e stabilitetit sa më shpejt që është e mundur”.

Vizita e parë e Modi në Ukrainë vjen në një kohë kur një akord duket ende i lagët mes dy palëve në luftim, ndërsa një ofensivë e papritur e Ukrainës brenda territorit perëndimor rus të Kursk shkaktoi zhurmë ditët e fundit.

Nuk është e qartë sesa mund të ndihmojë për paqen vizita e Modi në Ukrainë, kur dihet që ai është i afërt me Vladimir Putin. Madje në Kiev u përmend me ironi përqafimi i Modi me Putin gjatë vizitës së djeshme në Moskë.

Modi tha se kishte në plan të “ndante pikëpamjet për zgjidhjen paqësore të konfliktit” me Zelenskin, si dhe të diskutonte “thellimin e miqësisë Indi-Ukrainë”. Para se të nisej për në Ukrainë, Modi vizitoi Poloninë.

Megjithëse India ka lidhje tradicionale me Rusinë, ajo është e afërt me vendet perëndimore, si një formë paraprirjeje rivalitetit të saj rajonal me Kinën.

Delhi nuk ka dënuar qartësisht pushtimet e Rusisë në Ukrainë dhe ka abstenuar rezolutat e OKB që dënonin veprimet të territoret e pushtuara. India vetëm ka nxitur dy palët “të zgjidhin diferencat e tyre me anë të dialogut”, shkruan rrjeti BBC.

Të këshilluara

Medvedev: Tashmë nuk ka më paqe me Kievin

Kryeqyteti i Rusisë, Moska, ka qenë targeti i sulmeve të fundit të ushtrisë ukrainase. Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 10 dronë mbi Moskë dhe rrethinat e saj, bëri ...

18:03

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI