Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Meta: Parlamenti të hetojë daljen e anijeve me mbetje të rrezikshme

Lapsi.al 25 August 2024
Meta: Parlamenti të hetojë daljen e anijeve me mbetje të

Ilir Meta nguli këmbë në kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, në lidhje me çështjen e mbetjeve toksike që mendohet se janë transportuar nga një kompani private, me kontejner, përmes Portit të Durrësit, në drejtim të vendeve të tjera. Për këtë situatë, Meta bëri përgjegjës kryeministrin Rama, për të cilin thotë se ka kapur dhe komandon të gjitha institucionet e vendit.

"...Të thuash pastaj që ka dogana të pavarura, apo institucione të tjera, apo porti të jetë një institucion serioz, me integritet të lartë. Diheti vetmi sukses i portit të Durrësit, është rritur 60 herë importi i bananave, apo jo? Kjo është nga Kolumbia. Ky është suksesi më i madh. Kështu dhe këtë import-eksport të mbetjeve toksike, padyshim që janë në nivelet më të larta. Ky është një skandal, që siç e kam thënë.

Ne kërkojmë hetim parlamentar, dhe do t’i kërkojmë deputetëve tanë për t'u bashkuar me deputetët e gjithë opozitës për të bërë një hetim të thellë, dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet prestigjoze ndërkombëtare, që kanë dhënë alarmin për këtë krim të jashtëzakonshmë, që dëmton imazhin e Shqipërisë në botë. Dhe e dyta, që dëmton shumë rëndë imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik i besueshëm." - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sfidat e hartës se re të popullsisë

Harta e re e popullsisë që doli nga Cens 2023 tregon se në bashkitë e Veriut, investimet duhet të përqendrohen në arsim, kurse në Jug te të moshuarit. Përqendri...

10:51

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI