Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ndërron jetë shkrimtari Zyhdi Shehu, pak ditë më parë vrau shokun e dhomës me bastun

Lapsi.al 25 August 2024
Ndërron jetë shkrimtari Zyhdi Shehu, pak ditë më parë

Ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë, Zyhdi Shehu, që dyshohet se vrau një të moshuar në një azil privat pak ditë më parë. Mësohet se Shehu kishte 4 ditë i shtruar në spital.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, dyshohet se 78-vjeçari Zyhdi Shehu goditi për vdekje shokun e dhomës, Vurgil Vesho me bastun, pas një sherri mes tyre që dyshohet se ka nisur, pasi viktima ndodhej në krevatin e autorit.

Për këtë arsye, Shehu ka marrë bastunin dhe ka nisur të godasë shokun e dhomës disa herë. Dy të moshuarit vuanin nga skleroza dhe flinin në një dhomë. Pëer ngjarjen u arrestuan edhe dy infermiere të azilit që akuzohen se fshehën ngjarjen.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sfidat e hartës se re të popullsisë

Harta e re e popullsisë që doli nga Cens 2023 tregon se në bashkitë e Veriut, investimet duhet të përqendrohen në arsim, kurse në Jug te të moshuarit. Përqendri...

10:51

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI