Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

U arrestua si miku i Laert Haxhiut, rëndohen akuzat për Firdeus Berberin

Lapsi.al 25 August 2024
U arrestua si miku i Laert Haxhiut, rëndohen akuzat për Firdeus

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar një tjetër masë sigurie "arrest në burg" për Firdeus Berberin që u ekstradua nga Greqia. I riu akuzohet nga prokuroria si pjesë e grupit të Laert Haxhiut dhe roli i tij në këtë grup u zbulua nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.

Sipas këtij të fundit, në shkurt të vitit 2023, Berberi në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe një anëtar tjetër të grupit kanë vjedhur me dhunë një automjet në Durrës, për ta përdorur më pas për ngjarje kriminale. Gjatë një operacioni të policisë për arrestimin e Artan Tafanit në zonën e Astirit në Tiranë dy efektivë policie janë kërcënuar me armë nga Berberi që më pas u largua me vrap.

Në atë kohë Berberi ishte në kërkim për plagosjen e Johan Muçllarit në Pogradec dhe fshihej në Tiranë. Ndaj tij është caktuar masë sigurie edhe nga gjykata e Pogradecit pasi akuzohet për për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Berberi u arrestua në Greqi bashkë me Laert Haxhiun në maj të 2023 në një kohë kur ky i fundit konsiderohej nga autoritetet shqiptare si një nga 5 më të kërkuarit në vend. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sfidat e hartës se re të popullsisë

Harta e re e popullsisë që doli nga Cens 2023 tregon se në bashkitë e Veriut, investimet duhet të përqendrohen në arsim, kurse në Jug te të moshuarit. Përqendri...

10:51

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI