Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Festivali i Porto Palermos, Mane Foundation dhe Green Coast në mbështetje të artit dhe kulturës

Lapsi.al 26 August 2024
Festivali i Porto Palermos, Mane Foundation dhe Green Coast në

Festivali i Porto Palermos, një ngjarje kulturore që mban firmën e artistit të mirënjohur Olen Cesari, u rikthye edhe këtë vit duke u dhënë jetë mureve të Kalasë së Ali Pashë Tepelenës. Për më shumë se dy javë, nga data 1 deri më 18 gusht, kjo kala, që mbart një histori shumë të pasur dhe të vyer për Shqipërinë, u kthye në skenën e artistëve më të famshëm shqiptarë dhe të huaj si Inva Mula, Marsela Çibukaj, Vitmar Basha, Elina Duni, Dren Abazi, Mathew Marston, Lavina Mancusi, Blue Bird Band dhe shumë të tjerë.

Mane Foundation dhe Green Coast, si me shumë aktivitete të tjera që promovojnë artin dhe kulturën shqiptare, mbështetën Festivalin e Porto Palermos të vlerësuar si “pasaporta e Shqipërisë”, që mbledh bashkë artistët më në zë për të promovuar Shqipërinë nëpër botë, një event që përmes muzikës synon të transmetojë të gjitha vlerat shqiptare dhe trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë. Olen Cesari e vijoi aktivitetin e tij të promovimit të artit shqiptar edhe me Porto Palermo Outdoor Festival, një event që u zhvillua gjatë kësaj fundjave në sheshin e qytetit të Himarës, duke mbledhur shumë dashamirës të muzikës klasike dhe moderne. Ky koncert i organizuar nga Bashkia Himarë e i mbështetur gjithashtu nga Mane Foundation dhe Green Coast ndërthuri muzikën, kulturën dhe traditën e zonës, për ta prezantuar para turistëve vendas dhe të huaj. Krahas promovimit të kulturës dhe muzikës, këto aktivitete përçuan një thirrje domethënëse të artit në mbrojtje të mjedisit, një thirrje që Mane Foundation dhe Green Coast i janë përgjigur edhe me shumë aktivitete të tjera që organizojnë dhe mbështesin. Së bashku me studentë, pedagogë, organizata, biznese dhe grupe vullnetare, Mane Foundation dhe Green Coast iu bashkuan me shumë përkushtim mesazhit “Të ruajmë detin tonë”, për të na rikujtuar se plazhet, pasuritë natyrore, objektet e trashëgimisë historike dhe kulturore, duhet t’i mbrojmë të gjithë së bashku si një përgjegjësi qytetare (Artikull promocional)

Të këshilluara

Kthesa e motit, stuhi në Tiranë dhe Elbasan

Moti ka treguar një tjetër anë të tij brenda ditës së sotme teksa mbrëmja ka sjellë një ndryshim të befasishëm në zonat e Tiranës dhe Elbasanit. Momentalisht, t...

19:02

Stuhi breshëri në Tiranë (VIDEO)

Moti ka marrë “kthesë” në vendin tonë, teksa thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e forta të shiut. Stuhia e shiut ka përfshirë edhe Tiranën. N...

20:15

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI