Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Inspektoriati i Punës kontroll në zyrat e KURUM

Lapsi.al 26 August 2024
Inspektoriati i Punës kontroll në zyrat e KURUM

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka shkuar sot në kompaninë turke Kurum International, e cila jo zyrtarisht prej disa ditësh ka ndërprerë punën në Uzinën e Çelikut.

Një grup prokurorësh të Durrësit dhe oficerësh të krimit ekonomik kanë zbarkuar në zyrat e kompanisë turke, ku kanë bllokuar dokumentacionin dhe arkivat e saj.

Lëvizja vjen pasi u zbulua se kontenierët me mbetje toksike që u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës i përkisnin kësaj kompanie.

Nuk dihet ende arsyeja e bllokimit të dokumenteve nga prokuroria, nëse është për shkak të ndërprerjes së kontratave të punës së kompanisë apo në kuadër të heitmit të mbetjeve toksike.

Në mënyrë jozyrtare është zbuluar se Kurum do të mbyllë uzinat për shkak të rritjes së kostos së prodhimit të çelikut, e cila ka bërë që  kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.

Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës, dhe se u është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Deri tani, nuk ka pasur asnjë konfirmim nga drejtuesit e Kurum për vendimin e marrë, megjithëse thuhet se mbyllja e aktivitetit është për shkak të remontit.

Lexo më tej: “Kurum” fshihet pas ‘mbetjeve të rrezikshme’ të eksportuara nga porti i Durrësit 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI