Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

KAS rrëzon koalicionin “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë

Lapsi.al 26 August 2024
KAS rrëzon koalicionin “Bashkë Fitojmë” për

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Himarës, duke lënë në fuqi rezultatin fillestar, ku Vangjel Tavo i PS fitoi me 1500 vota përpara kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

KAS u njoh me raportin lidhur me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Sipas raportit të paraqitur, pas hapjes së 36 kutive të materialeve zgjedhore, që përkojnë me po kaq qendra votimi sa kishte Bashkia e Himarës, nuk janë evidentuar mospërputhje.

Lidhur me numrin e personave që janë paraqitur në qendrat e votimit dhe nuk janë lejuar të votojnë për shkak të skadencës së dokumenteve, ka rezultuar se janë vetëm 161 persona.

Përfaqësuesi i opozitës tha se janë rreth 26 % e votuesve me dokumente të skaduara që nuk u lejuan të votojnë, duke zhbërë kështu të drejtën e votës.

Sipas tij, janë të paktën 256 raste kur nga votues është rinovuar karta e identitetit në kohë rekord, 1 apo dy ditë para zgjedhjeve, aq sa nuk njiheshin nga sistemi PEI këto karta.

Ndërkohë përfaqësuesi i Partisë Socialiste tha se pavarësisht se nuk kishte asnjë bazë ligjore, KAS miratoi hapjen e kutive.

“Shumë mirë që u hapën kutitë, të paktën kështu mbyllet njëherë e mirë debati mbi Himarën. Nga hapja e kutive nuk kemi asnjë shkelje të evidentuar, qendër për qendër”, tha përfaqësuesi i PS-së.

Sipas tij, janë vetëm 161 votues që nuk kanë votuar për shkak të dokumenteve, ndërsa u rrëzua ajo shifra 6 mijë që u tha në fillim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI