Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Policia zbardh detaje nga aksidenti i trefishtë në aksin Elbasan-Peqin

Lapsi.al 26 August 2024
Policia zbardh detaje nga aksidenti i trefishtë në aksin Elbasan-Peqin

Lidhur me aksidentin e trefishtë të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin policia ka njoftuar se si pasojë ka mbetur një person i lënduar. Gjithashtu policia bën me dije se janë përplasur 2 automjete dhe një kamion. Ndërkohë, personi i lënduar është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", janë përplasur automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin L. H., kamioni me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin E. P..

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Benz", shtetasi E. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

Stuhi breshëri në Tiranë (VIDEO)

Moti ka marrë “kthesë” në vendin tonë, teksa thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e forta të shiut. Stuhia e shiut ka përfshirë edhe Tiranën. N...

20:15

Kukës, zjarr në masivin pyjor

Masivi pyjor me meshtekna në Novosej të Kukësit është përfshire nga flakët. Ndikuar nga thatësira dhe era në këtë zone zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshi...

19:03

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI