Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me droğē me vete, arrestohen 3 persona në Muriqan

Lapsi.al 26 August 2024
Tentuan të dilnin nga Shqipëria me droğē me vete, arrestohen 3

Tre shtetas kosovarë janë arrestuar në pikën kufitare të Mueriqanit. Policia njofton se këta persona tentuan të dilnin nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete.

Njoftimi: 

Tentuan të dilnin nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihen në pranga 3 shtetas kosovarë.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike cannabis sativa, automjeti me të cilin lëviznin të arrestuarit dhe 3 celularët e tyre.

Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin K. H. dhe me pasagjerë shtetasit L. Sh. dhe F. S..

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve kosovarë L. Sh., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe F. S., 20 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI