Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Emrat/ Kush janë personat e shpallur në kërkim për sherrin në Palasë

Lapsi.al 27 August 2024
Emrat/ Kush janë personat e shpallur në kërkim për sherrin

idhur me sherrin masiv në resortin luksiz në Palasë të Vlorës ku përveç biznesmenit Luçiano Koçeku, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, Fatbardh Aliaj 42-vjeç mësohet se janë shpallur në kërkim disa persona. Konkretisht në kërkim janë: Fatmir Bejo 30-vjeç, Xhoni Spaho 28-vjeç, Genti Baleci, 49-vjeç dhe Klajdi Cerri, 32-vjeç.

Sherri që dyshohet se ka nisur për shampanjën, mendohet se ka shërbyer si pretekst për konfliktin mes dy grupeve, ku Fatmir Bejo, është pjesë e një tjetër grupi që vepron kryesisht në kryeqytet, me lidhje të shtrira fort në botën e biznesit, ku po në një nga restorantet e kontrolluara nga ky grup, disa muaj më parë ndodhi një konflikt me armë zjarri. Nga ana e policisë vijon të mungojë shtjellimi i dinamikës së ngjarjes teksa në njoftimin e fundit paraqiten vetëm detaje si ora, vendi dhe emrat apo mosha e personave të shpallur tashmë në kërkim.

Njoftimi:

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se: Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve: Fatmir Bejo, 30 vjeç, banues në Durrës, dhe Klajdi Cerri., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xhoni Spaho, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi Fatbardh Aliaj, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo, dhe Klajdi Cerri Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI