Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vendim i papritur/ Zbulohet kush do ta drejtojë "Fiks Fare" këtë sezon

Lapsi.al 27 August 2024
Vendim i papritur/ Zbulohet kush do ta drejtojë "Fiks Fare"

Sezoni i ri në ekranin më të dashur të shqiptarëve nis plot surpriza dhe të papritura. Moderimi i emisionin investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave shumë të dashura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu.

Julian Deda, finalist i Big Brother VIP 3 rikthehet pas disa vitesh në ekranin që e bëri të famshëm përmes spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri “Portokalli”.

Ai u kthye në një prej aktorëve më të dashur të shqiptarëve me grupin “The SHBLSH”, ndërsa batutat e tyre nuk mungonin bisedave të tavolinave. Gjatë edicionit të tretë të Big Brother VIP, patëm mundësi të shihnim të gjithë dritëhijet e aktorit gjatë më shumë se 4 muajve. Juli arriti t’i shkonte deri në fund rrugëtimit të tij plot emocione, duke u renditur i dyti.

Krah Julian Dedës do të jetë Xhemi Shehu, e cila rikthehet pas shumë vitesh në emisionin ku nisi karrierën e saj disa vjeçare në televizion.

Moderatorja ka qenë një ndër velinat e para të ‘Fiks Fare’. Ajo e nisi karrierën e saj në televizionin më të madh shqiptar në vitin 2003, për të vazhduar më pas si moderatore në emisionin “E diell” dhe spektaklin e humorit “Portokalli”. Pas një pushimi disa vjeçar në televizion, ajo u rikthye sërish në Portokalli në rolin e moderatores, ndërsa këtë sezon do ta shohim në një pozicion krejt tjetër nga sa jemi mësuar.

Investigime për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe për të çuar deri në fund të drejtën, ky sezon i “Fiks Fare” do të jetë tejet i ngjeshur.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI