Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Arrestohet në Gjermani ushtari i Shullazit që goditi burrin e gjyqtares Saida Dollani

Lapsi.al 28 August 2024
Arrestohet në Gjermani ushtari i Shullazit që goditi burrin e

Është arrestuar në Gjermani, Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 37 vjeç nga Vlora. Ai akuzohet se në vitin 2019 dyshohet se ka goditur dhe kërcënuar bashkëshortin e gjyqtares së Krimeve të Rënda, Saida Dollani. Kjo e fundit ishte duke gjykuar dosjen ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij kur bashkëshorti i saj, Kristaq Prifti u kërcënua përpara një lokali në lagjen ku banonte.

“Me date 23.04.2019, rreth ores 19:10, Kristaq Prifti ka shkuar tek lokali i lagjes ne afersi te pallatit ku banon, ne pronesi te shtetasit Nazif Shehu. Kristaqi ka qene aty se bashku me shokun e tij, shtetasin Behar Qose. Ne nje moment Kristaqi ka dale tek dera e jashtme e lokalit per te pire cigare. Aty ka kaluar edhe bashkeshortja e tij me nje shoqen e saj dhe vajzen.

Pasi ka pershendetur bashkeshorten, pas 2-3 minutash, Kristaqit i ka ardhur ne te djathte te tij, nje djale i ri, rreth 20-22 vje9, i cili ishte veshur me bluze ngjyre si ne te zeze, pantallona te erreta dhe atlete ngjyre te bardhe. Ky person ka ardhur direkt me nje pistolete ne dore, i ka vene Kristaqin kemben e majte pas kembes se tij djathte, e ka rrezuar ne toke duke i drejtuar pistoleten ne goje, si dhe duke iu drejtuar me fjalet "Ti me ate shkerdhaten tende, mos harro se ke dv diemte ne France".

Ne kete moment ka nderhyre Behari duke e kapur nga pas personin ne fjale, i cili menjehere eshte larguar nga pjesa e djathte e rrugës me nje automjet me ngjyre te fer nje person me mjekër” – thuhet në dosjen e SPAK.

Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO ka vendosur për të masën e “arrestit në burg” për veprat penale "Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.” ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI