Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor nesër në Kosovë

Lapsi.al 28 August 2024
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të qëndrojë të enjten në Kosovë, bëri të ditur Ambasada gjermane në Prishtinë. Sipas njoftimit, ai do të zhvillojë takime zyrtare dhe para përmbylljes së vizitës së tij do të ketë një deklarim për media.

Ende nuk dihet se me cilët zyrtarë do të takohet Sarrazin gjatë vizitës më 29 gusht në Kosovë dhe cilat do të jenë temat e bisedimeve. Sarrazin u emërua në postin e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, ai ka zhvilluar një sërë vizitash në Kosovë dhe në vende të tjera të rajonit.

Vizitën e fundit në Kosovë, Sarrazin e zhvilloi majin e këtij viti kur u takua me krerët shtetërorë të Kosovës. Ndërkaq, në qershor ai vizitoi Serbinë dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, bisedoi për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian./ REL

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në ishullin e Kretës

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 19:29 në jug të Kretës, pranë Gavdos. Sipas mediave...

19:55

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI