Flash

Rrezik kudo/ Merr flakë depoja e naftës në Rostov të Rusisë

Lapsi.al 28 August 2024
Rrezik kudo/ Merr flakë depoja e naftës në Rostov të

Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri në rajonin Rostov të Rusisë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, raportuan të mërkurën kanalet ruse në Telegram. Depoja ndodhet në afërsi të fshatit Molodezhny në qarkun e Kamenskit, sipas tyre.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi para se depoja të përfshihej nga zjarri. Guvernatori rajonal, Vasily Golubev, tha në Telegram se katër dronë u rrëzuan në Rostov, por ai nuk përmendi ndonjë zjarr.

Kanali Baza në Telegram, i cili është i afërt me inteligjencën ruse, tha se copëzat e dy dronëve të rrëzuar e shkaktuan një zjarr në tri cisterna për ruajtjen e naftës në qarkun Kamenski.

Në rajonin Voronezh, guvernatori Aleksandr Gusev, raportoi për një zjarr në afërsi të “objekteve shpërthyese”, me gjasë afër një depoje municioni. Si pasojë, banorët e dy vendbanimeve u evakuuan./REL

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.7 lekë dhe do të shitet me 100.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 89.4 lekë dhe do shitet ...

08:22

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI