Flash

Aksidenti në Përmet, reagon policia: 3 të miturit dhe nëna e tyre janë jashtë rrezikut për jetën

Lapsi.al 29 August 2024
Aksidenti në Përmet, reagon policia: 3 të miturit dhe nëna e

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e trefishtë pasditen e sotme në aksin “Ura e Leklit-Këlcyrë, ku mbetën të plagosur pjesëtarët e një familjeje franceze, mes tyre dhe tre të mitur. Mësohet se fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 18:16 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, automjeti me drejtues shtetasin polak K. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin francez M. B, dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. K. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 fëmijë të mitur dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi francez, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI