Flash

Franca armatos Serbinë, nënshkruhet marrëveshja për 12 avionë luftarakë: Ky është lajm i madh për ne

Lapsi.al 29 August 2024
Franca armatos Serbinë, nënshkruhet marrëveshja për 12

Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, u takuan të enjten në Beograd, ku nënshkruan memorandume dhe marrëveshje bashkëpunim. Macroni po qëndron për një vizitë dyditore në Beograd. Pas takimit, Vuçiç tha se Serbia do t’i zotërojë 12 avionë luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.

“Ky është lajm i madh për ne”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët me Macronin.

Ai theksoi se Serbia do t’i paguajë dy këste prej 420 milionë eurove në vitet 2024 dhe 2025, por nuk tregoi se kur do të mbërrijnë avionët Rafale në Beograd. Si Vuçiç, ashtu edhe Macroni, paralajmëruan më herët para vizitës se njëra nga temat kryesore të takimit të tyre do të ishte blerja e avionëve luftarakë Rafale nga Serbia./ REL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI