Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Përplasi për vdekje të moshuarën, shoferi i arrestuar vetëm 16 vjeç

Lapsi.al 29 August 2024
Përplasi për vdekje të moshuarën, shoferi i arrestuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Ostren, ku ka humbur jetën shtetasja S.M., 82 vjeç. Ngjarja është raportuar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në orën 23:40 të datës 28 gusht 2024.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 82-vjeçarja është aksidentuar nga një motomjet. Policia ka identifikuar dhe arrestuar një 16-vjeçar që dyshohet se ishte drejtuesi i motomjetit dhe që ka shkaktuar aksidentin me pasojë vdekjen e të moshuarës.

Motomjeti i dyshuar është sekuestruar nga policia si prova materiale.

Sakaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e plotë.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në ishullin e Kretës

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 19:29 në jug të Kretës, pranë Gavdos. Sipas mediave...

19:55

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI