Flash

Macron largohet nga Beogradi: Jam mik personal i Serbisë

Lapsi.al 30 August 2024
Macron largohet nga Beogradi: Jam mik personal i Serbisë

“Franca është mikja më besnike e Serbisë”. Është kjo fraza e shprehur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në krah të të cilit qëndronte Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Macron lavdëroi Beogradin, ecurinë ekonomike dhe të ardhmen evropiane, duke mos pasur asnjë ekuivok nga e kaluara historike midis Parisit dhe Beogradit. Në përfundim të vizitës dy ditore në Serbi, shefi i Elysee, e etiketoi veten e tij si mik personal i Serbisë.

“Faleminderit për këtë vizitë, Franca është mike e Serbisë dhe unë personalisht jam mik i Serbisë. Kemi bisedime në nivel strategjik në të gjithë sektorët, ekonomik dhe kulturor. Mendoj se kemi mundur të përmirësojmë marrëdhëniet mes Francës dhe Serbisë dhe dijeni se Franca është mik besnik i Serbisë”, tha Emmanuel Macron, raporton A2 CNN.

I pranishëm në ceremoninë e zbulimit të pllakës në aeroportin ‘Nikola Tesla’, Macron përgëzoi Beogradin për faktin se ka zgjedhur një konsorcium francez për përfundimin me sukses të punimeve për aeroportin e ri të Beogradit. Nga ana e tij, Presidenti i Serbisë, falënderoi Emmanuel Macron për investimet ekonomike në Serbi.

"Ne nuk mund ta kishim bërë këtë investim pa ndihmën e Francës, i falënderojmë pafund për këtë. Ky është një lajm i madh për qytetarët tanë. Edhe një herë President, i dashur mik, faleminderit pafund për këtë vizitë. Faleminderit për besimin që i keni treguar Serbisë dhe mikpritjen dhe nderin që i keni bërë vendit tonë të vogël”, u shpreh Vuçiç.

Serbia finalizoi marrëveshjen për blerjen e 12 avionëve të sofistikuar luftarak ‘Rafale’ me Francën. Kjo është marrëveshja më e madhe për armët e Serbisë që kur u nda me Malin e Zi në vitin 2006, dhe shënon një shkëputje nga aleati dhe furnizuesi kryesor me armatime, Rusia

Të këshilluara

Rama në Çeki: Dua të përgëzoj Putinin

Kryeministri Edi Rama, pjesëmarrës në forumin e GLOBSEC, që po mbahet në Pragë, gjatë një bisedë me temë “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”...

18:04

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI