Flash

PBDNJ padi për Himarën: Zgjedhjet të shpallen të pavlefshme në të gjitha qendrat

Lapsi.al 30 August 2024
PBDNJ padi për Himarën: Zgjedhjet të shpallen të pavlefshme

Veç Partisë Demokratike që ankimoi në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka bërë një kërkesë padi në Kolegjin Zgjedhor, ku mes të tjerash kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit. Objekti i padisë është si më poshtë.

“Ndryshimin e Vendimit nr. 19, datë 26.08.2024 të Komisionit për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS) pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve; Konstatimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të zhvilluara në të gjitha Qendrat e Votimit (gjithsej 36 QV-të) të zonës zgjedhore, Bashkia Himarë; dhe Rregullimin e pasojave duke shpallur përsëritjen e zgjedhjeve në zonën zgjedhore Bashkia Himarë”, thuhet në kërkesë padi.

I paditur në këtë rast është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. PBDNJ përmend në kërkesë-padinë e saj edhe pengimin e votuesve për shkak të letërnjoftimeve të skaduara.

“Në vijim të antikushtetueshmërisë së procesit zgjedhor në Himarë, Kushtetuta nuk i ka dhënë të drejtë asnjë institucioni administrativ, siç janë komisionet e qëndrave të votimit, të pengojnë zgjedhësit për të votuar, pasi afati i përdorimit të letërnjoftimeve nuk është shkak për kufizimin e të drejtës së votës sipas nenit 45 të Kushtetutës. Veprimet e organeve shtetërore që mbikqyrin procesin zgjedhor kanë cënuar parimin e sigurisë juridike, pasi referuar veprimeve të mëparshme të organeve shtetërore, gjithmonë shtetasit me letërnjoftime jashtë afatit janë lejuar të votojnë”, thuhet në kërkesë padi.

Vangjel Tavo i PS i fitoi zgjedhjet e 4 gushtit me një diferencë rreth 1400 vota kundrejt kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI