Flash

PD kërkon të pamundurën, çon në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në Himarë

Lapsi.al 30 August 2024
PD kërkon të pamundurën, çon në Kolegjin Zgjedhor

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka bërë një padi në Kolegjin Zgjedhor ku kërkojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë ku fitues u shpall Vangjel Tavo i PS.

Kjo padi vjen vetëm pak ditë pas vendimit të KAS, që i cilësoi të vlefshme zgjedhjet në Himarë. Përmes këtij ankimi koalicioni opozitar kërkon rrëzimin e vendimit të KAS, qe njohu Tavon si kryetar bashkie.

Lexo më tej: KAS rrëzon koalicionin “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë 

Më konkretisht të djathtët kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit dhe rispërsëritjen e tyre. Kolegji zgjedhor është hallka e fundit e shqyrtimit duke dalë me një vendim të formës së prerë që më pas do t’i hapë rrugë betimit të Vangjel Tavos si kryetar bashkie në Himarë.

Kujtojmë se Vangjel Tavo fitoi me më shumë se 1400 vota ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

PD

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI