Flash

Shpëtohet nga mbytja 75-vjeçari në plazhin e Semanit

Lapsi.al 30 August 2024
Shpëtohet nga mbytja 75-vjeçari në plazhin e Semanit

Një 75-vjeçar u shpëtua nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Semanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në vendin e njohur si “Kulla e Ujit”.

Pushuesi 75-vjeçar K.K, ndodhej 200 metra larg bregut nga ku kërkoi dhe ndihmë. Pasi u nxorr nga uji, pushuesit iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua drejt spitalit jahtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Hoxharë shpëtojnë nga mbytja pushuesin në plazhin e Semanit.

Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, në plazhin e Semanit, nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Kufirit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të shtetasit 75 vjeç, banues në Fier, dhe së bashku me patrullën e Rendit Publik i është dhënë ndihma e parë.

Shtetasi K. K., u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjeksore dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI