Flash

Në arrest shtëpie pë*dhunon një 15-vjeçare, Kevin Cungu mbyllet në qeli

Lapsi.al 1 September 2024
Në arrest shtëpie pë*dhunon një 15-vjeçare, Kevin

Një 22-vjeçar i identifikuar si Kevin Cungu është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Ai është një emër jo i panjohur për policinë pasi aktualisht ndodhej në "arrest në shtëpi". Kjo sepse 22-vjeçari pasi ka folur me një 15-vjeçare në rrjetet sociale e ka bindur vajzën të shkonte në banesën e tij.

Aty 15 vjecarja nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas e ka përdhunuar vajzën e mitur.

Cungu ndodhej në arrest shtëpie, sepse ishte ndaluar në vitin 2021 për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në shtator të 2020, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ai plagosi në këmbë 30-vjeçarin Rexhep Xhekaj Gjeli.

Ky i fundit po festonte ditëlindjen dhe ka debatuar me Kevin Cungun brenda lokali ku ndodhenin. Dyshohet se ato kishin konsumuar alkool dhe lëndë narkotike dhe pas sherrit Cungu i ka kërkuar që të dalin për sqarim dhe pastaj e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Kevini është vëllai i vogël i Markeljan Cungut, i cili që prej moshës 5-vjeçare që ka nisur të vjedhë sende të vogla, nuk ka ndaluar më. Në moshën 8-vjeçare ai kishte realizuar mbi 400 vjedhje të qytetarëve në urbane, që ishin të regjistruara nga Policia e Shtetit por nuk u fut në burg për shkak të moshës.

Ngjarja më e fundit ku u dëgjua emri i tij ishte grabitja e dy tregtarëve në Allias, ku tashmë Markeljani i rritur me armë zjarri, i shoqëruar nga persona të tjerë hyri dhe mori një shumë parash duke plagosur burrë e grua. Për këtë ai u dënua me 25 vite burg dhe pas arrestimit në Kosovë është ekstraduar në Shqipëri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohen 44 shoferë brenda javës

Gjatë një jave, Policia Rrugore ka pezulluar 149 leje drejtimi dhe ka arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 pë...

12:02

Vodhi një makinë, arrestohet i riu në Tiranë

Një 21-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë për vjedhjen e një automjeti. I riu ka vjedhur automjetin tip “Benz” në një garazh në rrugën “Xhanfize...

14:15

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI