Flash

Selanik/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, dy persona humbin jetën

Lapsi.al 1 September 2024
Selanik/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, dy persona

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Thermi të Selanikut .

Sipas mediave greke, pak para orës 19:00, një makinë e drejtuar nga një 80-vjeçar ka dalë nga rruga në rrugën provinciale Vasilikon-Livadiou dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Si pasojë dy pasagjerë të saj, një burrë 84-vjeçar dhe një grua 74-vjeçare, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shoferi dhe pasagjerja 82-vjeçare kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Policia e Thermit po kryen hetimet paraprake.

Të këshilluara

Aksident në Devoll, lëndohen dy shoferët

Një aksident ka ndodhur në fshatin Braçanj në Devoll. Motomjeti me drejtues shtetasin me iniciale I.SH, 30 vjeç, është përplasur me automjetin, me drejtues shte...

20:00

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI