Flash

Adele konfirmon largimin nga muzika

Lapsi.al 2 September 2024
Adele konfirmon largimin nga muzika

Adele konfirmoi gjatë fundjavës se po bën një pushim të gjatë nga muzika pas përfundimit të koncertit të saj në Las Vegas.

"Kam 10 shfaqje për të bërë, por pas kësaj nuk do t'ju shoh për një kohë tepër të gjatë dhe do t'ju mbaj  në zemrën time," tha Adele në një klip të TikTok nga një nga performancat e saj në Mynih, Gjermani.

Fansat reaguan ndaj njoftimit të Adelës në pjesën e komenteve. "Ju lutemi mos na lini," shkroi një person. "Jooo," tha një tjetër fanse. “Mirë për të! Shijoje pushimin tënd Adele,” thuhet në një koment të tretë.

Fansat spekuluan se Adele po merr kohë nga karriera e saj për t'u martuar me të fejuarin e saj Rich Paul. Ajo konfirmoi fejesën me agjentin sportiv 42-vjeçar në një nga shfaqjet e saj të mëparshme në Mynih muajin e kaluar.

Artistja e “Easy on Me” tashmë ka një djalë, Angelo 11-vjeçar, me ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki.

“Mendoj se Adele do të ketë një fëmijë tjetër, të martohet dhe të jetojë një jetë normale,” ishte një nga komentet e TikTok. “Po sikur të jetë sërish shtatzënë lol”, ka shkruar një tjetër fanse.

Këngëtarja e "Set Fire to the Rain" ndau për herë të parë lajmin për pushimin e saj nga muzika në korrik.

“Nuk kam fare plane për muzikë të re”, tha ajo për gazetën gjermane ZDF.

“Dua një pushim të madh pas kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera kreative, vetëm për pak kohë”, shtoi ajo.

 

Të këshilluara

Nicki Minaj paditet nga fansi për ngacmim

Nicki Minaj thuhet se është përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore me një fansi të cilin ajo e cilësoi publikisht si një përndjekës. Këngëtarja Super Freaky...

15:27

Winona Ryder rikujton arrestimin për vjedhje

Winona Ryder  ka kujtuar së fundmi një prej ngjarjeve më të bujshme në jetën e saj. Në një intervistë për revistën “Esquire”, aktorja reflektoi mbi ndikimin ...

14:00

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI