Flash

PAMJET/ Beleri pritet me fishekzjarre në Himarë pas lirimit nga burgu

Lapsi.al 2 September 2024
PAMJET/ Beleri pritet me fishekzjarre në Himarë pas lirimit nga burgu

Pritet nga njerëz të shumtë në shëtitoren e Himarës pas daljes nga burgu eurodeputeti i Greqisë dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Atë e pritën me  simpatizantë si dhe qytetarë himarjotë. Eurodeputeti u prit me brohoritje dhe fishekzjarre.

“Të dashur himarjotë, nga Vranishti në Borsh dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen këta 15 muaj. Janë nder i madh për mua zgjedhjet e Himarës. Më burgosën me të padrejtë, më fajësuan me pa të drejtë dhe me pa të drejtë erdhën këtu deputetët. Nuk kanë pse ju dhunojnë dhe shantazhojnë”, tha ai.

Beleri tha se burgosja e tij ishte e padrejtë, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo se po kërkojnë të përçajnë Himarën. Eurodeputeti më i ri i Greqisë vlerësoi rolin që luajti Athina zyrtare në mbrojtjen e figurës së tij, duke thënë se shpina e himarjotëve mbrohet edhe nga kryeministri helene Kyriakos Mitsotakis.

”Asnjë luftë nuk shkon e humbur. Nuk jemi vetëm, kemi kryeministrin grek, shtetin grek dhe ambasadoren greke. Në këtë luftë kemi me vete edhe shqiptarët e ndershëm. Ata që janë që besojnë te e drejta. Kur ishim ne Himarjotët problem për Shqipërinë? Në ‘97 ra shteti dhe Himarjotët paguanin ujë e drita. Ata që nuk i japin dot vendit të tyre mirëqenie kërkojnë armiq. Nëse jemi të bashkuar do kemi edhe zotin me vete”, nënvizoi ai.

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, rasti i të cilit shkaktoi jo pak bujë, u lirua me kusht nga burgu këtë të hënë. Kushti kryesor ishte që Beleri, tashmë deputet i Parlamentit Europian, duhet të mbajë 5 javë kontakte me shërbimin e burgut. Beleri u burgos më 2023 dhe u dënua me vendim të formës së prerë në qershor 2024. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bardhi largon Bashën nga karrigia pranë tij

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, përmes një shkrese, ka kërkuar më 27 korrik nga Lindita Nikolla, e cila ka qenë kryetare Kuvendi, rikompozim të vendeve ...

19:32

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI