Flash

Beleri reagon për herë të parë pas lirimit: Lufta ime tani fillon

Lapsi.al 2 September 2024
Beleri reagon për herë të parë pas lirimit: Lufta ime tani

Fredi Beleri, i cili sot u lirua nga burgu me kusht ka reaguar për herë të parë, duke thënë se është krenar, por jo i lumtur, pasi sipas tij drejtësia nuk u dha ashtu siç duhet.

Skai.gr teksa citon reagimin e Belerit, thotë se ai do ta çojë çështjen e tij në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Pas 16 muajsh paraburgim të vazhdueshëm, tani jam i lirë dhe krenar, por sigurisht jo i lumtur sepse shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri nuk u rivendos, institucionet nuk funksionuan, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhet. Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë. Lufta ime tani fillon. Vetëkuptohet se do të ankimoj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për atë që më mohoi regjimi shqiptar në një grusht shteti”,ka thënë ndër të tjera Beleri.

Më tej Beleri u shpreh se duke ushtruar detyrat e eurodeputetit grek, do të mund të fokusohem në çështjet e minoritetit etnik grek dhe të shtetit ligjor, pa frikë, por vetëm me pasion.

“Sot do të jem mes vëllezërve të mi në Himarë. Aty ku filloi aventura ime dhe e konsideroj të drejtë të jetë. Nga zemra, dua të falënderoj kryeministrin grek , Kyriakos Mitsotakis, i cili me vendimin e tij të guximshëm për të më përfshirë në votën evropiane të Demokracisë së Re ndryshoi rrjedhën e historisë sime. Dhe sigurisht miqtë e mi të ngushtë, Angelos Syrigos dhe Stavros Papastavrou për mbështetjen e tyre të palëkundur. Ishin gjithmonë aty, nuk do ta harroj. Në fund, dua të falënderoj qytetarët grekë që gjatë gjithë kësaj kohe më kanë dhënë forcën të mos përkulem, të duroj dhe të vazhdoj të luftoj”, ka deklaruar eurodeputeti.

Të këshilluara

Gjykata liron me kusht Fredi Belerin

Gjykata merr vendimin, Fredi Beleri lirohet nga burgu. “Gjykata e pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe, mbeteshin edhe rreth 6 javë nga lirimi. R...

11:20

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI