Flash

Forumi Strategjik i Bledit, kryeministri Rama mbërrin në Slloveni

Lapsi.al 2 September 2024
Forumi Strategjik i Bledit, kryeministri Rama mbërrin në Slloveni

Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Forumi do të zgjasë dy ditë teksa mësohet se Rama do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Gjithashtu mësohet se në këtë Forum, Kosova do të përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ky Forum mbledh liderë dhe ekspertë nga rajoni për të diskutuar çështje të ndryshme dhe zhvillohet çdo vit në qytetin malor të Bledit në Slloveni. Forumi është një platformë për dialog dhe këmbim idesh mbi sfidat më të rëndësishme që përballin kombet dhe rajonet. Ngjarja ka për qëllim të ofrojë një mundësi për liderët politikë, akademikë dhe ekspertë të diskutojnë dhe të gjejnë zgjidhje për çështje strategjike dhe globale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI