Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Mediat greke jehonë lirimit të Belerit: Ja kur do të dalë përfundimisht nga burgu

Lapsi.al 2 September 2024
Mediat greke jehonë lirimit të Belerit: Ja kur do të dalë

Pak më parë Gjykata e Fierit vendosi lirimin me kusht të Fredi Belerit.

Mediat greke raportojnë lajmin, duke theksuar se tani Beleri do të jetë i lirë të kryejë detyrën si eurodeputet.

“Eurodeputeti, i cili qëndroi në burg për 16 muaj, kishte bërë kërkesën përkatëse që në korrikun e kaluar ashtu siç i takon sipas ligjit shqiptar pasi kishte kryer 2/3 e dënimit. Pas këtij vendimi Fredi Beleri do të mund të kryejë pa ndërprerje detyrat e tij në Parlamentin Evropian. Sipas ERT, edhe pse prokurori publik refuzoi kërkesën e Beleri, gjykata vendosi se ka arsye për lirimin e tij nga burgu vetëm me një kusht kufizues që ai të komunikojë me autoritetet policore disa herë në muaj pasi duhet të jetë në Bruksel.

Pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë në Fier, Beleri është transferuar në burg për procedimin dhe pritet të lirohet rreth orës 16.00. Sipas të njëjtave informacione, dhjetëra banorë të Heimarës do të presin jashtë burgut zotin Beleri, ndërsa po përgatisin një festë për lirimin e tij”, thuhet në artikullin e Protothema.gr.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI